Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë dy nga aktorët më të kërkuar në Turqi. Gjithmonë duke marrë rolet kryesore në filma dhe seriale, çifti po njeh gjithnjë ngjitje në karrierën e tyre, megjithatë kanë një të fshehtë: Ata nuk punojnë kurrë në të njëjtën periudhë! Nëse Neslihan është me xhirime, atëherë Kadir nuk merr ndonjë rol apo e anasjellta.
“Punojmë më radhë. Nëse unë jam me xhirime, atëherë Kadir është pushim. Vetëm kështu mund të shpenzojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin.” – është shprehur aktorja e njohur e serialit “Dashuri e pafund”.
Aktualisht, Kadir është duke punuar në serialin “Babamin Gunahlari” ndërsa nuk ka ende një kontratë të re për Neslihan.