-Mirë se erdhët!
-Mirë se ju gjeta!
-Si jeni?
-Mirë, faleminderit! Shumë mirë!
Mrekulli! Të fillojmë menjëherë, sepse kemi vetëm dhjetë minuta kohë. Keni luajtur përkrah shumë aktorëve të famshëm në shumë filma dhe seriale. Si ka filluar dhe si është zhvilluar kjo aventurë? Karriera juaj si aktor.
-Kam filluar të aktroj në serialin “Esmeri”, siç edhe ju e përmendët më parë. Kërkonin një esmer dhe ngaqë unë dija të kalëroja, më zgjodhën mua. Në fakt nuk kisha asnjë përvojë ose informacion në lidhje më aktrimin. Mund të themi që filloi krejt papritur.
-Çfarë studimesh keni kryer?
-Në atë kohë studioja tregun e kapitaleve, isha në vit të dytë, në Universitetin e Marmarasë. Pasi fillova aktrimin, i vazhdova të dyja. Pas tetë vjetësh mbarova edhe universitetin. Vazhdova me aktrimin dhe bëra një master për aktrim. Siç e thatë edhe ju…
-Pra, ndodhi rastësisht? Gjithçka nisi me pasionin tuaj për të kalëruar…
-Ishte me të vërtetë një rastësi.
-Ndodhi falë pasionit tuaj.
-Po.
-Tani jeni pjesë e një videoklipi të Ferzan Ëzpetek (Ferzan Özpetek). Me sa di, xhirimet kanë mbaruar.
-Kanë mbaruar madje është transmetuar në Itali.
-Po ne këtu kur do të mund ta ndjekim?
-Mund ta ndjekim nga momenti në moment, po e pres me emocion. E kam parë, por po pres që të transmetohet edhe këtu.
-Si do të jetë ky videoklip? Mund të flisni pak rreth tij?
-Është një lloj filmi me metrazh të shkurtër, të cilin e ka kërkuar Mina dhe Adriano Çelentano për albumin e tyre të ri. Ata kërkuan tre videoklipe nga tre regjisorë të ndryshëm. Është një videoklip i xhiruar për këngën me titull “E l’amore”. Aty interpretoj së bashku me Byshra Develi (Büşra Develi). Tematika e videoklipit është historia e dhimbshme e një çifti që janë në prag të ndarjes, por që duhen shumë.
-Sa zgjat videoklipi?
-Sa kënga, rreth katër minuta.
-Mrekulli! E kisha imagjinuar më të gjatë.
-Nuk ka dialogë, duke qenë se është një videoklip. Tregon një histori për katër minuta.