Aktori protagonist i “Dashuri e Pafund”, Burak Özçivit është tashmë i njohur edhe jashtë Turqisë. Shpesh, ai vjen në vemëndjen e mediave turke jo vetëm për shkak të karrierës së tij, po edhe për shkak të jetës sentimentale.
Tek interpretonte në një nga serialet më romantike turke në krah të Fahriye Evcen, gjithnjë e më shumë përflihet se ata kishin diçka më shumë mes njeri-tjetrit. Megjithatë, në këtë mes kishte një problem të madh: Burak ishte në një lidhje prej disa kohësh me Ceylan Çapa. Koha tregoi se historia e re që po lindte rezultoi më e fortë duke sjellë ndarjen e bukuroshit turk me Ceylan Çapa.
Dashuria e Burak me Fahriye Evcen e solli çiftin në një tjetër projekt i titulluar “Aşk Sana Benzer”, I cili u shfaq për publikun në vitin 2014.
Sot, çifti është ende bashkë dhe shumë afër një martese.