E njohur si komisarja nga “Dashuri e pafund”, Gizem Karaca rrezikon heqjen e lirisë për 4 vite e 2 muaj nën akuzën e trafikimit të drogës. Ish Miss Turqia është e bindur se kjo fazë e vështirë e jetës së saj do të kalojë shumë shpejt.
“Jam e lumtur dhe po bëj gjithçka mirë në jetën time. Unë besoj tek drejtësia në këtë vend dhe pafajsia ime do të vërtetohet” – është shprehur Gizem. Aktorja nuk ka dashur të shtojë asgjë më shumë se kaq duke thënë se çdo deklaratë tjetër mund t’i përdoret kundër.