Gazetarët pyesin Burak dhe Fayrije mbi atë që ndodhi me ish të dashurin e aktores

Dashuri e pafund

 

kiupo

Mbrëmjen e djeshme Fayrije Evcen dhe Burak Ozcevit ishin të ftuar në një nga koncertet e mikut të tyre Ugur Aslan, i njohur si Zehir nga “Dashuri e pafund”.

Tek çifti i aktorëve ishte duke u larguar, gazetarët kanë vërshuar me pyetjet e tyre, ku nuk mund të mungonin pyetjet mbi Ozcan Deniz, ish të dashurin e Fayrijes. Edhe pse të ndarë prej disa kohësh, ishte Ozcan ai që u rikthye përsëri në mes të çiftit. (Lexo këtu: Fahrije Evcen në prag të martesës me Burak Ozcevit por rikthehet ish i dashuri i saj) Megjithatë, pas asaj që ndodhi Deniz deklaroi se gjithçka ishte një keqkuptim dhe se ngjarja nuk ishte ashtu si dukej (Lexo këtu deklaratën e plotë)

Në lidhje me pyetjet e njëpasnjëshme të gazetarëve, çifti nuk i është përgjigjur asnjërës prej tyre. Ata janë larguar duke thënë: “Jemi shumë të lodhur. Natën e mirë”.

Kujtojmë se Fayrije Evcen dhe Burak Ozcevit do të martohen më 29 Qershor të këtij viti.