Fotografia e postuar nga aktorja ngre mijëra pikëpyetje për të

Dashuri e pafund

g dxfzfgf

Aktorja e njohur e serialit “Dashuri e pafund”, Neslihan Atagul është gjithnjë në qendër të shtypit turk. Martesa e saj me një tjetër aktor shumë të famshëm, Kadir Dogulu ka bërë që interesi për çiftin të jetë gjithmonë shumë i madh.

Por ç’ka ndodhur kësaj here? Ka qenë vet Neslihan e cila ka ndarë në profilin e saj në Instagram një foto me një fëmijë. “Zemra ime” – shkruan aktorja. Në dukje postimi i saj është thjesht një moment i bukur por mediat i kanë dhënë një tjetër interpretim. Sipas haberler.com, aktorja është në përgatitje e sipër për tu bërë nënë. Nëse është e vërtetë kjo mbetet për tu parë!

Fotoja e aktores duke larë një fëmijë të vogël ka marrë më shumë se 400 mijë pëlqime, përfshirë këtu edhe bashkëshortin e Neslihan, Kadir Dogulu.