Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të përfolur në mediat turke. Të dy janë aktorë shumë të talentuar dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes. Mirëpo, paraqitja e Fahriyes në Kanë u konsiderua nga shtypi turk si një “dështim” pasi fotografët fokusuan momente të tjera dhe jo aktoren. Në lidhje me këtë fakt, ata nuk kanë qëndruar pa thumbuar disi bashkëshortin e Evcen, Burak Ozcivit.
“Si pjesë e kinemasë turke, ne po mundohemi të përfaqësojmë Turqinë kudo ku mundemi në vendet jashtë saj. Kana është një nga këto vende. Mund të them se Fahriya e përfaqësoi më së miri vendin tonë” – ka thënë aktori.
Gjithashtu, ai shtoi se e kishte ndihmuar vetë bashkëshorten e tij për të zgjedhur fustanin dhe ishte shumë krenar për të.
“A do të mund t’ju shohim ndonjë ditë të dy në tapetin e kuq të Kanës” – pyetën gazetarët. “Pse jo?” – u shpreh Burak.