Aktorja e njohur Gizem Karaca është akuzuar për trafikim droge dhe rrezikon burgimin për 4 vjet e 2 muaj. Avokati i aktores është shprehur se një situatë e tillë nuk duhej të ndodhte për aktoren, sidomos tani që ajo është e martuar dhe e lumtur. Ai ka mohuar faktin se klientja e tillë të jetë e përfshirë në çështje të tilla.
Ditën e djeshmë është mbajtur premiera e filmit “Hürkuş: Göklerdeki Kahraman” ku Gizem është protagoniste. Vet aktorja mori pjesë në ceremoni, ku nuk mund t’i shmangej pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjen e lartpërmendur.
“Asgjë nuk do të ishte në favorin tim nëse flisja tani. Nuk dua të tregohem e pasjellshme por nuk dua të flas” – ka thënë ajo.