Aktorja Gizem Karaca është akuzuar për shpërndarje droge dhe për këtë rrezikon burgun. Avokati i aktores ka bërë një deklaratë për mediet ku ndër të tjera ka thënë:
“Klientja ime akuzohet padrejtësisht. Sasia e kapur tek Karaca ka qenë një sasi e vogël kanabisi e cila shërbente për përdorim personal mes saj dhe dy miqve të saj.”
“Klientja ime është thellësisht e dëshpëruar për këto akuza dhe për faktin se imazhi i saj po lidhet me lajme të pahijshme.” – ka shtuar avokati.
Sipas shtypit turk, Gizem Karaca është akuzuar edhe një herë në vitin 2012 për të njëjtën akuzë por është lënë e lirë.