Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen janë dy aktorë shumë të pëlqyer në Turqi. Çifti do të martohet shumë shpejt dhe gjithçka që ka ndodhur në lidhjen e tyre ka qenë në vemëndjen e mediave.
Disa ditë më parë gazetat turke publikuan ftesën e dasmës së çiftit ku vihej re një detaj mjaft interesant. “Mbajeni mend këtë datë” shkruhej në të dhe sigurisht askush s’mund të harrojë se dita e madhe për Burak dhe Fahriye është 29 Qershori. Megjithatë, me sa duket çifti nuk donte që ftesa e tyre e dasmës të bëhej publike.
“Ne e dërguam vetëm tek miqtë e afërm dhe familjarët tanë. Nuk donim që të zbulohej. Nuk donim që ajo të bëhej publike” – ka thënë Burak në një intervistë për gazetarët e Haberturk.
Edhe pse çifti ka dashur ta mbajë sekret, të gjithë e pamë ftesën e tyre të veçantë. Nëse ju nuk e keni parë ende, klikoni këtu.