Fahriye Evcen, ja si me propozoi Burak!

Dashuri e pafund

 

1175663 620x410

Fahrije Evxhen dha një deklaratë në lidhje me rolin e saj në telenovelen e re “Deri ne vdekje”, ashtu edhe për propozimin për martesë që i ka bërë disa ditë më parë i dashuri i saj, Burak Ozxhevit.
Kam dy vjet që nuk jam shfaqur në ekranet televizive dhe për këtë arsye, projektet e mia të ardhshme i zgjodha me shumë kujdes. Kur lexova skenarin e serialit, thashë me vete: “Ja, këtë duhet të zgjedh”. Ishte një histori që e prisja prej kohësh, me personazhe të ndërtuara mirë dhe me një dramë shumë të mirë. Personazhi i avokates Selvi më pëlqeu shumë.
Me Burakun përpiqemi të kalojmë sa më shumë kohë bashkë, sepse e kemi shumë të kufizuar kohën. Propozimi që më bëri për martesë ishte shumë i veçantë. Nuk kisha thënë kurrë më parë në jetën time një “po” me kaq shumë entuziazëm. Edhe familjarët e mi e duan shumë Burakun, ja pse dua që të na shohin gjithmonë bashkë.

38bbb401605c59f442a589196bd6696a

20 d