Kaan Urgancioglu është aktori i njohur si Emir në serialin “Dashuri e pafund”. Para dy ditësh, më 8 Maj aktori ka mbushur plot 36 vjeç dhe kasti i aktorëve të cilët interpretojnë së bashku me të në serial nuk mund të rrinin pa bërë asgjë. Ata kanë organizuar një festë të vogël për të nga e cila duket se aktori është emocionuar shumë.
Nga video e cila na tregon këtë moment të bukur, shohim një sërë aktorësh të njohur e të dashur për të gjithë ne. Edhe pse në serial, Emir është roli më negativ, aktori që e interpreton atë është totalisht e kundërta. Kaan ka një marrëdhënie mjaft të mirë me kolegët e tij dhe të gjithë e vlerësojnë si një nga aktorët më të talentuar në Turqi.