Aktori Burak Ozcivit edhe pse për momentin nuk ka zbuluar ndonjë angazhim të ri në kinematografi, ka vijuar të shfaqet në rrjetet sociale apo ekran përmes reklamave. Ai është imazh i një linje veshjesh për meshkuj. Si gjithmonë shumë simpatik edhe në fotot e ketij brandi. Por Burak kujdeset edhe për babain dhe vjehrrin e tij. Ai ka blerë për te tre, disa kostume, duke shkuar në vlerën 10 mije lira turke ose përafërsisht 1900 euro. Me pak fjalë po ndërron garderoben e tij dhe në të njejtën kohë nuk lë pas babain dhe vjehrrin.
Por ekonomikisht në të vërtetë, Burak nuk i ka punët mirë. Sipas mediave turke aktori ka humbur plot 7.5 milion lira turke prej dy filmave të fundit. Fillimisht me “Vëllai im 2” që nuk pati suksesin që pritej, e më pas me “Can feda” që po ashtu nuk shkëlqeu. Burak është parë së fundmi me një ndryshim drastik në look, flokë dhe mjeker të zgjatur. Me sa duket nuk e ka perjetuar mirë këtë humbje parash. Sa i përket projekteve të reja, ende nuk ka diçka në horizont. Ai po pret një ofertë sa më të mire dhe të përshtatshme.