Çifti i njohur Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu ka qenë dje pjesë e festës së organizuar nga kompania e syzeve, imazh i së cilës janë vet ata. Ishte një festë vërtet e bukur e mbushur me stil dhe fashion kur nuk munguan edhe emra të tjerë të njohur si Sirkan Badur, Seda Akman, Tugay Mercan etj. Nga ana tjetër nuk munguan as gazetarët dhe pyetjet e tyre.
“Sa u paguat për këtë projekt?” – ishte pyetja që i drejtuan ata aktores së “Dashuri e pafund”. Si gjithnjë e qetë në përgjigjet e saj, aktorja ka thënë: “Ä ju pyes unë ju për rrogën tuaj?”
Një përgjigje e tillë nuk pritej dhe sigurisht është komentuar në çdo portal në Turqi.
Sipas burimeve të ndryshme, thuhet se çifti i njohur ka fituar rreth 2 milion lira turke dhe një pjesë të parave do t’i investojnë në blerjen e një toke.