Tashmë, fama e Burak Ozcivit ka kaluar kufinjtë e Turqisë. Jo vetëm që serialet dhe filmat e interpretuar nga ai kërkohen kudo por edhe vet Burak është propozuar për të qenë aktori kryesor në një prodhim brazilian.
Ozcivit numëron mijëra fansa nga vende të ndryshme të botës dhe mendohet se ky do të jetë suksesi i tij i radhës. Sipas gecce.com, producenti Roberto Irineu Marinho është duke pritur një përgjigje pozitive nga aktori i “Dashuri e pafund”. Sipas shtypit turk, së bashku me Burak edhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen do të udhëtojë drej Brazilit me të.