“Dashuri e pafund” është një nga serialet më të ndjekura dhe më të pëlqyera momentalisht në vend. Rrjedhimisht, edhe protagonistët e serialit janë kthyer në figura shumë të dashura për publikun shqiptar.
Të gjithë i njohin aktorët kryesorë të serialit por pak e dinë se në disa episode shfaqen artistë të tjerë në role dytësore, të cilët janë po aq të njohur për publikun turk sa protagonistët. I tillë është edhe Can Urgancioglu, i cili shfaqet vetëm në disa episode të sezonit të parë.
Ai është vëllai i aktorit të mirënjohur Kaan Urgancioglu. Të dy aktorët kanë luajtur së bashku, madje edhe duke u konfliktuar sic mund ta shihni në foton e mëposhtme.
Duhet thëne se vëllezërit Urgancioglu ngjajnë shumë me njëri-tjetrin dhe janë shumë të lidhur në jetën e përditshme.