Pushimet aspak luksoze të Nihan nga «Dashuri e pafund: Ja çfarë preferon aktorja dhe bashkëshorti i saj

Dashuri e pafund

 

bnesbessksks
Në një intervistë për Instyle magazine, ndër të tjera, Neslihan Atagul ka treguar më shumë mbi pushimet e saj dhe të bashkëshortit të saj, Kadir Dogulu. Çifti i njohur ka zgjedhur të pushojë në një rulot, për të qenë sa më afër natyrës. Gjithashtu, Neslihan dhe Kadir kanë treguar kujdes ndaj mjedisit duke mbledhur dhe pastruar plehrat,
“Ruloti është i joni. Vitin që shkoi kemi udhëtuar me të për 33 ditë. Kemi disa qenë në shtëpi të cilët s’mund ti lëmë vetëm dhe shumë prej hoteleve nuk i pranojnë. Megjithatë, mjafton të kesh një plan të mirë dhe nga ana tjetër të jesh spontan dhe pushimet e këtij lloji bëhen shumë të bukura. Kemi qenë në Greqi një herë ku planifikuam të qëndronin 3 ditë por gjithçka ishte e mrekullueshme ndaj ndejtëm atje plot 10 ditë. Perëndimi ishte shumë i bukur, kisha bashkëshortin me vete dhe mendoja se kështu duhet të jetë jeta, poshtë një peme duke dëgjuar valët e detit” – u shpreh Atagul.

pshimetendesl