Është publikuar në Turqi filmi “Cad Feda” me protagonistë Kerem Bursin dhe Burak Ozcivit. Në vetëm tre ditë ky film u pa nga 110,685 shikues. Ky është padyshim një sukses sidomos nëse e krahasojmë me projektin e fundit nga Burak Ozcivit. Filmi “Vëllai im 2” ku aktori i njohur i “Dashuri e pafund” interpretonte së bashku me Murat Boz nuk shkoi ashtu siç pritej.
Për prodhimin e “Can Feda” mediet turke raportojnë se janë shpenzuar plot 25 milion lira turke. Janë ngritur dy sheshe xhirimi në Eskisehir dhe Bilecik, si dhe janë përdorur 3000 armë dhe 300 automjete.