Sukseset e serialit “Dashuri e pafund” vazhdojnë njëri pas tjetrit. Burak Ozcivit, Neslihan Atagul dhe Kaan Urgancioglu janë të parët artistë turk të cilët janë finalistë në Çmimet Ndërkombëtare Emmy, një nga çmimet më prestigjoze në industrinë e kinematografisë. Seriali “Dashuri e pafund” është kandidat në kategorinë “Seriali më i mirë”.
Gjithashtu, ky serial është ndër më të ndjekurit serial turk në botë duke u transmetuar deri në Greqi, Lindjen e Mesme, Kili, Argjentinë, Peru dhe në shumë vende të tjera. Edhe publiku shqiptar është njohur me këtë serial përmes Tring.
Çmimet Emmy do të mbahen më 20 Nëntor në New York dhe shpresojmë t’i bëjnë aktorët tanë të dashur fitues.