Çfarë ndodhi me Gizem pasi u dëbua nga hoteli?

Dashuri e pafund

12454
Aktorja e serialit “Dashuri e pafund”, u bë kryefjala e portaleve turke ditën e djeshme, pas ‘incidentit’ që ndodhi në një hotel. Siç e kemi përmendur, ajo abuzoi pak më tepër seç duhej me alkoolin dhe krijoi situata shqetësuese në hotel si për kolegët e saj, ashtu edhe për pushuesit që ndodheshin aty. Pasi u dëbua nga menaxheri i hotelit, Gizem u akomodua në një hotel tjetër. Ditën e sotme, aktorja ka patur kohë mjaftueshëm për ta marrë veten nga kjo situatë dhe tashmë i duhet të përballet me “pasojat” e veprimeve të saj.

gizeofthorene

Aktorja ka reaguar përmes një InstaStory, duke treguar se asgjë nga këto deklarata të nxjerra nga hoteli nuk është e vërtetë. Mirëpo, ndërkohë që ajo përpiqet të mohojë atë çka ndodhi, kolegët e saj kanë treguar se tashmë është duke u ri-menduar nëse Gizem do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit aktual ku po punonte. Ata nuk janë aspak të kënaqur me sjelljen e saj, gjë e cila ka bërë që drejtori i filmit të diskutojë nëse Gizem do jetë apo jo pjesë e këtij projekti.