Neslihan Atagul dhe Kenan Dogulu janë një cift shumë harmonik me njeri tjetrin dhe duken gjithmonë shumë të dashuruar.
Dashuria e madhe ka bërë që Neslihan të bëjë tattoo në buzën e poshtme shkronjën K që është shkronja e parë e Kadir. Kjo gjë ka bërë kurioz edhe gazetarët të cilët nuk e kursyen një pyetje lidhur me këtë tattoo në intervistën e fundit. Neslihan është shprehur se thjesht kishte dëshirë ta bënte atë tatuazh dhe e bëri. Por, një prej gazetarëve e pyeti: “ Çfarë ndodh me tatuazhin nëse një ditë nuk do të jeni më bashkë?”
Neslihan plot bindje i tha se ajo nuk ka pse të jetojë me këtë mendim. “Përderisa Kadir është në zemrën time dhe unë mbaj në gisht një unazë, mbaj mbiemrin e tij, nuk ka arsye të mos kem edhe emrin e tij pjesë të vetes. Ai është shumë i shtrenjtë për mua!” – tha aktorja.