Aktori i njohur i “Dashuri e pafund”, Burak Ozcivit është vlerësuar nga GQ Men of the Year 2017 si “Personazhi më i diskutuar” për vitin që lamë pas. Ndër emra të tjerë që janë vlerësuar me këtë çmim në vitet e mëparshme janë Kivanc Tatlitug, Baris Arduc etj. Duhet thënë se ky është një çmim mjaft i rëndësishëm në karrierën e një aktori pasi e vlerëson atë si të parin e preferencave të publikut.
Në dhjetor të 2017, u bë i ditur lajmi se Burak Ozcivit do të merrte këtë çmim ndaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nuk kishte surpriza. Burak ishte fitues dhe po përjetonte një moment të rëndësishëm në jetën e tij. Megjithatë, të gjithë e pamë se aktori ishte vetëm, i pashoqëruar nga bashkëshortja e tij Fahriye Evcen. I pyetur në lidhje me të, Burak ka nxituar ta justifikojë gruan e tij:
“Fahriye është shumë e ngarkuar me punë ndaj nuk ka mundur të vijë” – u shpreh aktori.
Le të shpresojmë që gjithçka mes tyre shkon mirë se dhe puna e tepërt nuk po i largon ata nga njëri-tjetri.