Aktori i njohur turk Burak Ozcivit së fundmi është kthyer në kryefjalën e mediave turke. Një vajzë e sëmurë me leucemi ka treguar se Burak është arsyeja pse ajo është ende gjallë. Vajza, fanse e çmendur e aktorit, u vizitua nga ai teksa ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore. Fjalët inkurajuese dhe prezenca e tij e shtynë 20-vjeçaren për të ecur para.
“Para se të takohesha me të, do të shkoja të bëja transplantin dhe dhoma ime ishte e mbushur me fotografitë e Burakut. Falë moralit që më ka dhënë Buraku, unë e munda sëmundjen time. Tani kam flokë, kam qerpikë, kam vetulla,”- u shpreh ajo. Burak dhe fansja e tij u takuan për herë të dytë në një event dhe fjalët prekëse të vajzës i përlotën të gjithë të pranishmit.