Çifti i njohur, siç e dini tashmë, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pavarësisht polemikave të shumta rreth vendit ku do lindë fëmija, apo rregullave që duhet të ndiqen në shtëpinë e tyre, dy aktorët janë mjaft të lumtur dhe po e shijojnë në maksimum këtë periudhë. Së fundmi, ata kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, ku ndodhet familja e Fahriye.Burak ka patur kështu mundësinë t’i japë personalisht prindërve të bashkëshortes së tij, lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen me një nip.
Ai është shfaqur tepër entuziast dhe këtë e vërteton edhe blerja e tij e fundit. Duke qenë se Fahriye ka jetuar në Gjermani dhe familja e saj vazhdon të jetojë aty, Burak i ka dhuruar asaj një vilë shumë afër familjarëve. Kjo, është dhurata e tij jo vetëm më e shtrenjtë, por edhe me më tepër vlerë emocionale për bashkëshorten e tij. Pavarësisht se Burak e ka vendosur se djali i tyre do të lindë në Turqi dhe jo në Gjermani, ai gjithsesi tashmë e ka një shtëpi edhe në shtetin e mamasë së tij.