Çifti i mirënjohur Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen do të martohen pas 10 ditësh, më 29 Qershor. Më pas, ata si të gjithë të sapomartuarit do të nisen për muajin e mjaltit.
Sipas shtypit turk, çifti do të qendrojë 4 ditë me pushime në Maldive. Pushimet e tyre do të zgjasin pak pasi Burak i duhet të kthehet për të nisur xhirimet e filmit “Vëllai im 2”.
Dasma e çiftit protagonist të serialit “LoveBird-Trumcaku” është cilësuar si dasma e vitit në Turqi. Në të do të marrin pjesë rreth 500 të ftuar.