Burak Ozcivit – Ata e morën Fayrijen, u treguan më të shpejtë se unë

Dashuri e pafund

gdfsfdhy

Burak Ozcivit, nuk e la vetëm të fejuarën e tij, Fahriye Evcen, në mbrëmjen e galasë së filmit të saj, “Sonsuz Ask”. Ja si është shprehur ai në një intervistë!

Buraku: Sonsuz Ask, Sonsuz Ask.
Gazetari: Por e keni gjetur me të vërtetë dashurinë e pafund (Sonsuz Ask në turqisht) ama.
Buraku: Ju faleminderit. Po, sot kjo ka një kuptim edhe për ne të dy.
Burak: Unë kisha disa qëllime të tjera. Kisha menduar të xhiroja filmin e dytë me Fahrijen, por ata u treguan më të shpejtë se unë dhe xhiruan filmin “Sonsuz Ask”. S’ka gjë. Mirë është edhe kështu. Është një film i bukur dhe i këndshëm. Kështu më thanë.
Gazetari: Nuk e keni parë filmin?
Fahriye: Jo, nuk kam parë. Edhe për mua do të jetë një surprizë. Unë desha vetë ta shikoja filmin në mbrëmjen gala.
Gazetari: Keni shkuar ta vizitoni në setin e filmit?
Buraku: Një gjë të tillë nuk e kam bërë dot, sepse edhe unë punoj.
Fahriye : Xhirimet zgjatën shumë. Edhe pse ishim në Stamboll, xhirimet ishin shumë të shpeshta dhe në vende të ndryshme.
Buraku: Xhirimet ishin shumë të shpeshta dhe unë nuk arrita t’i kapja, por gjithsesi shpirtrat tanë janë bashkë dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi.
Gazetari: Ju thatë që donit të xhironit një film me të, por të tjerët u treguan më të shpejtë se ju. Me sa duket e keni në mendje një projekt për të bërë një film. Keni bërë gati ndonjë film?
Buraku: Projekte për filma ka gjithmonë. Pse të mos ketë?
Gazetari: Në film nuk ka kënduar ndonjë këngë, por po të kishte kënduar, do t’ua kishte dedikuar juve.
Buraku: Ashtu?
Fahrija: Një gjë të tillëdo ta bëj herës tjetër.