Aktori i mirënjohur Burak Özçivit dhe bashkëshortja e tij e ardhshme Fahriye Evcen i kanë vendosur unazat njëri – tjetrit. Çifti ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të vizituar familjen e Fahriyes, aty ku Burak ka kërkuar dorën e saj.
Përpara të gjithë anëtarëve të familjes, aktori i njohur si Kemal, është ulur në gjunjë duke i kërkuar të dashurës së tij të martohej me të.
Edhe pse çifti donte të mbante sekret fejesën, asgjë nuk i ka shpëtuar mediave turke. Nga ana tjetër, fansat e të dy aktorëve janë gëzuar pa masë nga ky lajm.