Aktori i mirënjohur turk Burak Özçivit dhe e fejuara e tij Fahriye Evcen janë vënë përsëri në qendër të mediave. Ka qenë një unazë tepër e shëndritshme në gishtin e Fahriyes, ajo që ka nxitur gazetarët të mendojnë për një martesë të afërt midis tyre.
“Nuk kemi bërë ende asnjë plan për këtë” – është shprehur çifti, i cili ka rrëfyer gjithashtu për gazetarët se kanë plot 2 javë pa u takuar për shkak të xhirimeve tepër të ngjeshura.