Fahrije Evxhen dhe Burak Ozçevit do të ulen në tavolinën e celebrimit në datë 29 Qershor. Deri tani i kanë mbajtur të fshehta detajet e dasmës por tashmë kanë filluar të zbulohen. Një fans arab nga lindja e mesme shprehur dëshirën për të sponsorizuar dasmën e çiftit dhe i ka propozuar atyre që ta bëjnë dasmën në Dubai. Ozçeviti e ka refuzuar këtë ofertë duke thënë se do ta bëjë vetë dasmën e tij. Sipas informacioneve që kanë dhënë të afërmit e çiftit, ata do t’i thonë”po” njëti-tjetrit në vilën e Sahit Hailm Pashasë në Sarëjer.
Ata do të paguajnë secili nga 150 euro për të hyrë në vilë. Me të gjitha detajet e dasmës po merret vetë Fahrije Evxhen. Në dasmën e Fahrijes dhe Burakut do të jenë 500 të ftuar. Vetëm për rezervimin e ambinetit me pamje nga ngushtica, Burak Ozxhevit ka shpenzuar 300 mijë lira.