Aktorja e njohur e serialit “Dashuri e pafund”, Melisa Pamuk ka hapur seanca gjyqësore për ish shoqen e saj të ngushtë Elif Atbas. Sipas Hurriyet, Pamuk dhe Atbas e kishin ndërprerë miqësinë e tyre pasi kjo e fundit i kishte shprehur dashurinë e saj aktores.
Pas refuzimit, Elif Atbas e ka kërcënuar aktoren e njohur si Asu, duke i thënë se do të bënte publike videot pornografike të saj. Pas këtyre akuzave, Melisa Pamuk ka denoncuar ish mikeshën e saj. Megjithatë, gjykata nuk i ka dhënë të drejtë aktores pasi nuk ka arritur t’i vërtetojë akuzat e saj për kërcenime.
Nuk dihet ende nëse beteja ligjore do të vazhdojë apo jo.
Raste të ngjashme me këtë kanë ndodhur për Melisën edhe më parë.
Lexo këtu: Pasojat e famës – Asu nga Dashuri e pafund e kërcënuar për vdekje nga vajza e dashuruar me të