Gizem Karaca ka dhënë një intervistë të shkurter nga ku është ndalur tek projekti i saj i fundit por pak edhe tek jeta private. Pyetur fillimisht për “Game of Thrones” një ndër serialet me shikueshmeri globale, Gizem duket se nuk do të jetë pjesë. Ne fakt aktorja ka patur në plan t’i bashkohet audicioneve të këtij seriali por nuk ka mundur t’i ndjekë ato.
Ndërkohe përsa i përket shfaqjeve sensuale në një projekt, Gizem ka sqaruar se duhet të jetë e vështirë për të realizuar skena të tilla, por një aktore duhet ta çojë rolin e saj deri në fund. Ndërkohë për serialin ku do të shfaqet si protagoniste, “Krimet Njerezore” Gizem është pyetur për abuzimet dhe dhunën, a e ka ndjerë ndonjëherë veten të dhunuar apo në presion. Aktorja është përgjigjur se po, ka patur raste kur nuk ka mundur ta mbroje dot veten.