Hazal Filiz është aktorja e dashur që të gjithë keni simpatizuar në serialin “Dashuri e pafund”, ku ajo luante rolin e Zejnep. Pak kohë më parë, ajo i dha fund martesës së saj me Tuan Tunali. Por, pak pasi përfunduan procedurat e divorcit, ata janë parë sërish bashkë. Këtë herë, duket se takimi i tyre nuk ka qenë formal, por tepër miqësor.
Paparacët i kanë fotografuar ndërkohë që darkonin bashkë dhe mund të themi se dukeshin sërish si një çift. Ish çifti kanë deklaruar se ruajnë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe mund të takohen kurdoherë, por kjo nuk do të thotë që ata do të kthehen bashkë. Megjithatë, duke parë afrimitetin e tyre, të gjithë fansat shpresojnë që të jetë e kundërta dhe ndoshta ata të kenë një ribashkim.