Suksesi i aktorit turk Kaan Urcanioglu po i kalon kufijtë duke shkuar vërtet larg. Duket se seriali “Dashuri e pafund” ishte fatsjellës për të dhe e ndihmoi që të njihej me shumë në Amerikë, sidomos pasi ky serial mori edhe çmim Emmy. Kaan ka mirëpritur ofertat e para dhe duket se do të jetë pjesë e një seriali aksion thriller. “Jack Ryan” është serial i vitit 2018 dhe Kaan do të marrë pjesë në disa seri të tij ku do të interpretoje në rolin e Denizit.