Kerem Alışık është një aktor i njohur në Turqi por në vendin tonë të gjithë e mbajnë mend si Aihan nga “Dashuri e pafund”. 57 vjeçari ka qenë i martuar nga viti 1988 deri në 1992 me Sibel Turnagol, gjithashtu një aktore e njohur. Nga kjo martesë, ata kanë një fëmijë.
Megjithatë, në shtypin turk është përfolur se Kerem ka nisur një lidhje dashurie me Gonca Vuslateri, aktoren 31 vjeçare nga Bursa. Ka qenë kjo e fundit që i ka mohuar këto zëra duke thënë se aktorët janë thjesht dy miq të mirë.