Aktorja e njohur Hazal Filiz Kucukkose është fotografuar mbrëmjen e djeshme teksa darkonte me ish bashkëshortin e saj Tuan Tunali. Ata janë shokuar kur kanë parë gazetarët dhe fotografët që janë afruar drejt tyre. Ata kanë ftuar edhe disa miq të tjerë për të darkuar së bashku. E në fakt të gjithë janë çuditur se ish bashkëshortët ruajnë një marrëdhënie kaq të mirë së bashku.
“Jemi miq” – ka thënë aktorja e cila nuk është ndjerë aspak mirë nga prezenca e fotografëve.
Edhe pse dy aktorët janë larguar, ata janë ngacmuar sërisht nga pyetjet e gazetarëve.
“Do ta shoqëroj deri në shtëpinë e tij dhe më pas do të iki. Nuk kam qenë më parë në këto rrugë dhe më duket kam humbur” – ka thënë aktorja plot ankth, e cila donte vetëm të shmangte pyetjet drejtuar saj.