Seriali “Perla e zezë” me protagonistë Tolgahan Saysiman dhe Hande Ercel është drejt fundit të tij megjithatë fansat e kujdesshëm kanë patur disa “kritika” të vogla. Ata kanë realizuar një video me skena nga ky serial dhe nga “Dashuri e pafund” interpretuar nga Neslihan Atagul dhe Burak Ozcivit ku krahasojnë dy projektet.
Duhet thënë se një nga këto skena e ka shpërndarë edhe regjisorja e “Dashuri e pafund” në rrjetet e saj sociale me mbishkrimin “Pa koment”.
Një ndër skenat që janë dukshëm të ngjashme është ajo ku Nihan pas zënkës me Emir, nis të qajë dhe një vajzë e vogël e cila shet facoleta i afrohet. E njëjta skenë është përsëritur edhe tek “Perla e zezë”.
Edhe më parë, ka patur hamendësime se ky serial është bazuar shumë tek “Dashuri e pafund”, edhe pse për këtë nuk mund të jemi plotësisht të sigurt.
Lexo gjithashtu: Ndryshime në skenarin e serialit për shkak të Hande Ercel; ja si ka reaguar protagonisti tjetër Tolgahan Saysman