Ja kush eshte Danna García

Bukuroshja pa fat

weftgrweg.jpg

 

Danna García

Aktorja e bukur dhe e talentuar ndërkombëtare Danna Garsia ka lindur më 4 shkurt 1978 në Bogotá të Kolumbisë. Për 20 vite, “vajza flokartë”, siç u quajt në fillimet e karrierës, është shfaqur para publikut kolumbian në programe të ndryshme; edicioni i lajmeve për fëmijë “Notituticuanti”, të cilin e ka prezantuar që kur ishte 7 vjeçe, më pas programi “Imagínate” apo edhe seriale si “Tantas cosas” dhe “Seres queridos”.

Përveç talentit në aktrim, Danna shfrytëzoi edhe një dhunti natyrore
të trashëguar nga e ëma, Claudia Osuna, një këngëtarë e famshme e viteve
’70-ë, për të krijuar “Café Moreno”, një grup popi, bashkë me të motrën dhe dy anëtarë të tjerë. Ata regjistruan dy albume, interpretuan në dhjetëra koncerte anembanë Kolumbisë dhe fituan diskun e artë dhe të platinit për shitjet e tyre.
Megjithatë, në vitin 1995 grupi u nda dhe Danna vendosi t’i rikthehej aktrimit.

Tashmë në moshë të rritur dhe me përvojë në disa telenovela, Danna gjen qasje në tregun ndërkombëtar për herë të parë në vitin 1994, në rolin e Marsela Vajehos në telenovelën me famë botërore “Aromë kafeje”, me protagonistë Margarita Rosa de Francisco dhe Guy Ecker. Në këtë histori, Garcia luante rolin e motrës së protagonistit mashkull, Sebastian Vajehos dhe ishte aleatja e tij e pakushtëzuar në mbrojtje të dashurisë mes tij dhe Gaviotës.

Për dy vite interpretoi në role të ndryshme nëpër telenovela kolumbiane, por në vitin 1996 pati mundësinë të shpaloste talentin përtej kufirit. Danna Garsia u kontraktua nga Tv Azteca për të interpretuar në “Al Norte del Corazón” (1997) dhe u bë e para aktore kolumbiane që shfaqej në një prodhim meksikan.
Më pas ajo u bë pjesë e projekteve të shumta, ndër të cilët edhe seriali mitik kolumbian “Perro Amor” (1998), në të cilin ajo interpretonte bashkë me Julián Arango dhe një kastë aktorësh të rëndësishëm si Carmenza Gomez, Isabella Santodomingo, Ana María Orozco, Oscar Borda, Frank Ramírez dhe Consuelo Luzardo. Në këtë subjekt, ajo luante rolin e naives Sofía Santana, rol me të cilin fitoi disa çmime dhe nominime.
Në vitin 2003, Danna pati edhe një hop të dytë në sferën ndërkombëtare me një prodhim të Telemundos “Pasione të fshehta”, në të cilin ishte bashkëprotagoniste me aktorin kuban Mario Cimarro, të filmuar në Kolumbi, e cila ka shënuar audiencën më të madhe të historinë e prodhimeve latine. Ajo u transmetua në 60 shtete dhe në secilin prej tyre korri sukses të madh.
Më pas interpretoi në telenovela si: “Corazón Partido” (2006), “La Traición” (2008). Fama e saj u përhap mes miliona shikuesve jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në të 80-ë shtetet ku transmetohen prodhimet e Telemundos.
Në vitin 2009, në një prodhim të Televisa ajo interpretoi një rol sfidues në telenovelën “Gancho al corazón” me Sebastian Rulin, aktorin argjentinas që jeton në Meksikë. Me këtë rol, Danna shfaqi talentin e saj duke interpretuar rolin e një boksiereje të re dhe duke realizuar skena të vërteta ndeshjesh boksi në ringun profesionist.

Në vitin 2009, filloi punën me projektin më të ri të Telemundos, një version i ri i telenovelës legjendare “Lola Calamidades”, një telenovelë e famshme e viteve 1980, e cila ishte sukses i madh në Kolumbi.

Në “Bella Calamidades”t, Danna luan rolin e Lolës, një rol ku ajo detyrohet ta fshehë fytyrën e saj të bukur dhe të shfaqet me imazhin e mjerimit në të cilin
i ka rënë për hise të jetojë. Vetëm më vonë jeta tregohet më e drejtë me të dhe ajo rigjen lumturinë që e kishte humbur.

Në këtë serial, ajo interpreton bashkë me aktorin shumë të pëlqyer argjentinas
Segundo Cernadas, Katie Barberi, Maria Helena Doering and Diana Quijano, ndër të tjerë. Më e bukura e këtij roli është se na tregon neve që Danna sa vjen e bëhet më e talentuar.

Trivia
Danna García është përzgjedhur si imazh i një prej firmave më të mëdha kozmetike. (Maybelline New York).

Ajo ka lënë gjurmë në tregun ndërkombëtar dhe është bërë një nga talentet më të kërkuara latine. Ajo prezantoi filmin “Quinceañeras” në festivalin e filmit në Nju Jork.

Ka qenë tre herë në kopertinën e revistës Hola, më e rëndësishmja në Spanjë, si edhe ka pozuar në disa raste në revistën “People”.