Sebastian Rulli është një ndër aktorët më të suksesshëm meksikanë. Me rolet e tij të shumta, ai ka arritur që të tërheqë vëmendjen e publikut duke krijuar fansa në gjithë botën. Sebastian është një aktor i dashur edhe për publikun shqiptar. Me role të shumta në telenovelat e transmetuara në Shqipëri, ai ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut. Më poshtë po ju tregojmë disa nga rolet që e bënë të famshëm në vendin tonë.
Në telenovelën “Rubi” ai luante rolin e ‘Héctor Ferrer Garzia’ dhe kjo është telenovela e parë që e bëri të famshëm në Shqipëri.
“Tre Anat” është telenovela e transmetuar së fundmi, e cila në media është cilësuar si roli më i suksesshëm i tij.
“Teresa” është telenovela e transmetuar në vitin 2010 ku Sebastian luante rolin me të njëjtin emër, krahas së dashurës së tij aktuale.
Në telenovelën “Dashuri të vërteta” ai luante rolin e ‘bodyguard-it’ të familjes së pasur dhe u dashurua me vajzën e tyre, ‘Niki’.
Ndërkohë, aktualisht e shihni në serialin më të ri që po trasmetohet në Tring, “Baba me kohë të plotë”.