Sebastian Rulli është një nga aktorët më të njohur latinë. I famshëm për dhjetra role kryesore, ai është sot një nga aktorët më të kërkuar. Megjithatë, për fansat e aktorit jeta private e tij i bën ata kurioz po aq sa ajo profesionale.
Në vitet 2008 – 2011, Sebastian ka qenë i martuar me Cecillia Galliano me të cilën ka edhe një djalë. Ata ishin një çift që shiheshim gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit dhe pavarësisht largësisë mes tyre, dukeshin gjithnjë shumë të dashuruar.
Dasma e dy aktorëve ishte një ceremoni e thjeshtë dhe shumë e vogël e mbajtur në qytetin e Meksikës. Në 2009, ata u bënë prindër të Santiagos, djalit të tyre.
Megjithatë, jo çdo gjë shkoi kaq mirë për Sebastian dhe Cecillia. Mes tyre nisën problemet të cilat çuan në divorc. Gjatë intervistave të saj kohe, ata theksonin se mes tyre nuk kishte asnjë njeri të tretë, por divorci ishte thjesht një vendim i tyre. Pas 6 muajsh në gjykatë, ata u divorcuan por ende ruajnë një raport miqësor mes tyre.
Në sferën profesionale, Cecillia Galliano është e njohur si aktore, modele dhe prezantuese. Ajo u bë e famshme për rolet e saj në serialet Durmiendo con mi jefe, De que te quiero, te quiero, Mi corazón es tuyo etj.
Që prej vitit 2014, Sebastian Rulli është në lidhje dashurie me Angelique Boyer, aktoren simpatike me te cilën interpreton në serialin “Tre Anat”.