Ato luajnë rolin e pesë motrave në serialin e njohur “5 Yjet”, por ndërkohë të gjithë janë kuriozë të dijnë nëse këto 5 motra sillen si të tilla me njëra-tjetrën edhe në jetën reale. Ka qenë pikërisht Violeta Urtizberea e cila ka treguar më tepër rreth marrëdhënies së tyre. Mes vajzave duket se kimia që të gjithë ndjekim nga televizori, është reale. Edhe jashtë setit të xhirimeve, ato tashmë janë bërë mikesha të ngushta dhe ndajnë çdo gjë me njëra-tjetrën.
Violeta tregon më tej se vajzat madje kanë një grup ku qëndrojnë gjatë gjithë kohës në kontakt. Të paktën, flasim për kohën të cilën nuk janë duke e kaluar bashkë gjatë punës. Ditët e tyre të lira, pavarësisht nëse kanë kohë të takohen bashkë, vajzat nuk harrojnë asnjëherë të flasin tek grupi i tyre e të ndajnë momente nga jeta e tyre e përditshme. Protagonistet e serialit “5 Yjet” kanë treguar shpesh-herë se midis tyre mbizotëron harmonia dhe energjia pozitive.