Seriali “5 Yjet” të cilin e ndiqni në Tring, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Jehona e këtij seriali, ka bërë për vete madje edhe mediat amerikane. Dyshja më e përfolur, është pikërisht çifti i vajzave lezbike Flor dhe Jasemin, të luajtura konkretisht nga aktoret Violeta Urtizberea dhe Julieta Nair Calvo. Ndonëse ky çift në serial u krijua me shumë mëdyshje, duke patur frikën sesi do të pritej nga publiku, ka rezultuar që është një nga çiftet më të komentuara dhe më të dashura.
Së fundmi, mediat amerikane, kanë veçuar rolet e dy vajzave si dy role nga të cilat duhet të mësojnë shumë edhe personat që krijojnë seriale në SHBA. Sipas artikullit, skenaristët kanë bërë një punë të shkëlqyer me këto dy role, punë e cila as nuk ishte parë më përpara në serialet amerikane. Edhe koha që i është ofruar në ekran të dyja vajzave, si për të treguar historinë e tyre të dashurisë, por edhe veçmas njëra-tjetrës, është ndarë në një mënyrë perfekte.