Violeta Urtizberea, ose më sakt Flor siç e njihni nga seriali “5 Yjet” ka mbyllur përkohësisht profilet e saj në rrjete sociale. Pas një periudhe pauze nga ‘bota virtuale’, Violeta ka rihapur Instagramin për të dhënë një mesazh tepër të rëndësishëm.
View this post on Instagram
“Doni të dini përse e mbylla Instagramin? Unë luftoj për të drejtat e grave. Ndihmoni të gjitha viktimat e trafikut të femrave, bashkëpunoni me mua dhe fondacionin e tyre,” ka shkruajtur aktorja. Në këtë postim, shfaqet një video në të cilën flet sigurisht partnerja e saj në serialin “5 Yjet”, Jasmin, si dhe shumë vajza të tjera të njohura dhe të panjohur për publikun të cilat i bëjnë thirrje të gjithëve që t’i kushtojnë më tepër rëndësi kësaj çështjeje.