Mbrëmjen e kësaj të diele në Los Angeles, u ndanë çmimet Golden Globe për programet më të mira televizive të vitit.
Gjatë mbrëmjes së drejtuar nga britaniku Ricky Gervais, pati vend edhe për politikë.
Aktorja Michelle Williams bëri apel për të mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së femrave, duke iu referuar çështjes së abortit, teksa iu dha çmimi si aktorja më e mirë televizive në ‘Fosse/Verdon’, ndërsa Patricia Arquette, e vlerësuar për seritë ‘The Act’, sulmoi ashpër Presidentin Donald Trump.
Çmimet e Golden Globe 2020:
Miniseria më e mirë– ‘Chernobyl’
Aktori më i mirë në miniseritë dramatike– Stellan Skarsgård (Chernobyl)
Aktorja më e mirë e miniserive– Michelle Williams (Fosse/Verdon)
Seritë më të mira komedi– ‘Fleabag’
Aktori më i mirë në seritë komedi– Russell Crowe (The Loudest Voice)
Aktorja më e mirë joprotagoniste në seri– Patricia Arquette (The Act)
Aktorja më e mirë në seritë komedi: Phoebe Waller-Bridge (Fleabag)
Aktori më i mirë në seritë komedi: Ramy Youssef (Ramy)
Aktorja më e mirë në seritë dramë-Olivia Colman (The Crown)
Seriali më i mirë dramatik– ‘Succession’
Aktori më i mirë në një serial dramë- Brian Cox (Succession)