Gökçe Bahadır gati për martesë…

Showbiz

Ylli i serialit “Qyteti i humbur” po përgatitet të martohet. Gökçe Bahadır  konfirmoi lajmin se ajo dhe i dashuri i saj, këngëtari Emir Ersoy po planifikojnë martesën e tyre. Aktorja, e cila takohet me shikuesit e Tring, në Kanal D Drama, si personazhi i Ajsel tregoi disa detaje lidhur me planet që çifti është duke bërë për ‘ditën e tyre’. Aktorja tha se ata mendojnë të martohen në një ceremoni të vogël mes familjarëve dhe miqve të afërt, sipas planeve të deritanishme, në Çeshme. ‘Pjesëmarrja e ftuarve do të jetë e kufizuar, jo më shumë se 50’, deklaroi aktorja e cila duket e entuziazmuar nga ky hap i madh që është gati të ndërmarrë në jetën private. Ata treguan se partneriteti i tyre nuk shtrihej vetëm në jetë por gjithashtu, kanë vendosur ta ndajnë së bashku edhe në planin profesional. Njëzëri, ata pohuan se ndajnë kënaqësinë e të punuarit pranë njëri-tjetrit dhe aktualisht po punojnë për të sjellë një “album”. Pyetjes nëse ishte muzika ajo që i bashkoi, aktorja iu përgjigj se ajo ishte një urë e fortë lidhëse mes tyre. Por fansat e aktores gjithashtu mund të gëzohen edhe për lajmin e dytë të mirë që ajo konfirmoi gjatë intervistës. Gokçe zbuloi se ditët e fundit ka marrë disa oferta, menjëherë pas shfaqjes në projektin e fundit, i cili iu prezantua publikut në Netflix.