Gokce Bahadir, aktorja e famshme e cila i ka dhënë jetë dhjetra personazheve në seriale të ndryshme, e që së fundmi publiku e admiron interpretimin e saj në rolin e Azrës, protagonistes së serialit “Divorci”, transmetuar në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus, sapo ka nënshkruar kontratën e radhës, këtë herë me një kompani prestigjoze të prodhimine makinave. Bahadir bëhet imazhi i një reklame për markën e njohur japoneze të prodhimit të makinave e cila mësohet se tregtohet në më shumë se 90 vende dhe territore në mbarë botën, renditur ndër 10 markat më të mëdha për nga vlera e tregut.
Pas qetësisë në jetën private ku prej dy vitesh aktorja jeton e lumtur martesën e saj me pianistin Emir Ersoy, projekteve të njëpasnjëshme në sheshxhirim, ndër të cilat edhe seriali “Divorci” që transmetohet aktualisht në Vizion Plus, si edhe pas bashkëpunimeve të mëparshme në botën e reklamave, ndër të cilat kujtojmë atë me markën prestigjoze të prodhimit të bizhuterive, ofertat për aktoren nuk kanë ndalur. Duket se Bahadir po jeton shkëlqimin e saj më të madh në karrierë dhe shijon komoditetin e shpërblimit me shuma marramendëse si edhe të qenit në qendër të vëmendjes.
Më herët publiku i Tring e kujton aktoren me interpretimin e Matildës, apo Ajselit në serialin “Qyteti i Humbur”.