Gjyshja i kërkon Eleni Foureires të gjejë një burrë të mirë e të martohet

Showbiz

eelnie

‘’Fuego’’ e Eleni Foureira, emri i vërtetë i të cilës është Entela Feruraj, do të ndizte jo vetëm skenën e Eurovision Song Contest sivjet në Lisbonë, por edhe mijëra ndjekësve shqiptarë, të cilët u ndjenë të përfaqëuar me plot 3 artistë: Ermal Metën, Eugent Bushpepën dhe Elenin. Pak ditë më parë vajza nga Fieri vizitoi Tiranën ku dhe mbajti një koncert në sheshin ‘’Skënderbej”. Ajo dha gjithashtu edhe shumë intervista.
E pyetur në lidhje me vendlindjen, Eleni pohoi se kishte shumë pak kujtime sidomos nga Vlora e 25-viteve më parë, qytetit në të cilin filloi të ushqente edhe ëndrrat e para. Jetesa në Greqi nuk ishte aspak e lehtë dhe Elenit iu desh të punonte që e vogël, duke shpërndarë fletëpalosje në rrugë dhe pallate.
Ndërsa lidhur me familjen, Eleni u përgjigj se tashmë ajo u kishte dalë për zot prindërve të saj dhe se ata nuk duhej të punonin më. Eleni foli po ashtu edhe për marrëdhënien me gjyshen, e cila si çdo gjyshe shqiptare dëshiron të martojë sa më shpejt mbesën. ‘’Më thërret Lela. Kur flas në telefon nëna më thotë: çupë si je? Dua të martohesh, të gjesh një burrë të mirë. Mirë nëna mirë i them..’’, – rrëfeu ajo mes të qeshurash.