Gjyqi i profilit të lartë mes Johnny Depp dhe Amber Heard kthehet në një film. Beteja e tyre ligjore, si dhe marrëdhënia e turbullt e yjeve të kinemasë, përshtaten në filmin e quajtur “Hot Take: The Depp/Heard Trial”. Aktori amerikan Mark Hapka udhëheq kastin e filmit duke interpretuar në rolin kryesor, atë të portretizimit të Depp, ndërsa Megan Davis sjell në interpretim aktoren amerikane Amber Heard.
Përsa i përket aktorëve të tjerë të kastit që përfaqësojnë ekipin ligjor të ishpartnerëve, Melissa Marty interpreton në rolin e avokates së Depp, Camille Vasquez dhe Marry Carrig shfaqet si Elaine Bredehoft, këshilltarja e Heard. Guy Nicolucci shkruajti skenarin e filmit dhe Sara Lohman u ul në karrigen e regjisores. ” Hot Take: The Depp/Heard Trial” në kohë të shkurtër arriti të bëhet pjesa artistike e një historie që tronditi show bizin botëror, përgjatë verës që lam pas dhe ’pikuron’ një pamje unike të asaj që miliona njerëz nga e gjithë bota ndoqën me interes në titujt kryesorë të kryeartikujve.
Premiera e filmit u shfaq në platformë digjitale pak ditë më parë. Kujtojmë se ‘Gjykata të ndryshme garantuan përfaqësime të ndryshme’. Pas vendimit të fundit të Virxhinias, Depp ishte shprehur se juria i kishte kthyer atij jetën, ndërsa Heard e kishte quajtur vendimin ‘një kthim pas’ për grate që guxojnin të flisnin.