Gjykata konfirmon se kënga “Blurred Lines” është kopje, Gjobë e majme për Pharrel

Showbiz

thikerphaer

Një tjetër fitore për pasardhësit e Marvin Gaye, në çështjen kundër Pharrell Williams e Robin Thicke. Gjykata e Apelit konfirmoi se kënga “Blurred Lines” është kopje e “Got to give it up”. Pharrel dhe Thicke duhet t’u paguajnë fëmijëve të Gaye, Nona, Frankie e Marvin III, 5.3 milionë dollarë, për plagjiaturë. Vendimi i gjykatës së vitit 2015 parashikonte që dëmshpërblimi të ishte 7.4 milionë, por u shkurtua në Apel. Gjykata vendosi dhe që fitimet nga kënga “Blurred Lines” t’i shkojnë gjysmë për gjysmë pasardhësve të Gayes.