Aktorja e njohur e serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat” sapo ka humbur gjyqin kundër producentit të saj. Deniz Baysal përpara pak kohësh u përfshi në një projekt të ri kinematografik, të cilin vendosi ta linte të papërfunduar. Sipas aktores, arsyet kryesore ishin mungesa e kushteve të punës, si dhe abuzimi me oraret e tejzgjatura nga ana e produksionit.
Mirëpo, ky njoftim i papritur i saj, sigurisht që i ka kushtuar tejmase produksionit dhe për këtë arsye kanë kërkuar dëmshpërblim nga aktorja. Gjykata, ka marrë vendimin pro produksionit dhe i ka vendosur një afat Deniz për të paguar dëshpërblimin që u detyrohet, i cili shkon gati 100 mijë dollarë. Sipas gjykatës, aktorja nuk ndërmorri masat e duhura për të shkëputur marrëdhënien e punës, duke i shkaktuar produksionit një dëm të madh monetar.