Gjithmonë e më aktivë; Ebru Shahin dhe Cedi Osman tashmë me një mision të ri

Showbiz

Ebru Shahin, e cila  gjatë ditëve të fundit ka qenë në fokusin e gazetarëve dhe fansave për jetën e saj private dhe pushimet, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes edhe këtë javë. Ajo dhe i dashuri i saj, basketbollisti Çedi Osman këtë herë kanë qenë pranë fëmijëve të cilët u dëmtuan nga përmbytjet në disa zona të pjesës lindore të Turqisë. Në rolin e ambasadores së ndihmës vullnetare, Ebru e mbështetur në hapin e ndërmarrë nga Çedi, dhanë mbështetjen e tyre financiare dhe u bënë nismëtarë të fushatës në ndihmë të banorëve te dëmtuar nga  përmbytja në Van, qytet në lindje të Turqisë. Çifti, i cili  ka fituar zemrat e të gjithëve, bëri thirrje që njerëzit të mbështesin fushatën e tyre duke ndihmuar me aq mundësi sa kanë. Bukuria e zemrës së yllit të “Rejan” arriti të flasë sërish me vepra e jo me fjalë.